Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zhbllokohet procesi për 613 kg kokainë nga Kolumbia, njëri prej të pandehurve kërkon pafajësinë

Nga A2 CNN
3 Shtator 2020, 10:16 | Kronikë
Zhbllokohet procesi për 613 kg kokainë nga Kolumbia, njëri prej

Zhbllokohet procesi gjyqësor ndaj tre personave të akuzuar për trafikimin e 613 kg kokaine kolumbiane në Shqipëri, të sekuestruara në portin e Durrësit në shkurt të vitit 2018.

Në seancën e sotme avokati i Armando Pezakut, Arben Prenga, ka bërë mbrojtjen në Gjykatën e Posaçme për klientin e tij. Avokati ka kërkuar deklarimin e pafajshëm të klientit, pasi sipas tij nuk e ka konsumuar veprën penale për të cilën akuzohet. Mbrojtja ishte gati që në dhjetor të vitit të kaluar, por seancat e mëvonshme u shtynë për shkak të mungesës së avokatëve të dy të pandehurve të tjerë Arbër Çekaj dhe Donaldo Lushaj.

Në seancën e sotme këta dy të pandehur kanë paraqitur kërkesën për shtyrje pasi avokati Maks Haxhia ka paraqitur raport mjekësor. Çekajt dhe Lushajt u është caktuar avokat kryesisht nga gjykata, ndërsa seanca e radhës është caktuar në datën 8 shtator.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli