Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Analistët: Fokusi, te fushata. Devijim vëmendjeje nga problemet

Nga A2 CNN
4 Shtator 2020, 09:02 | Politikë
Analistët: Fokusi, te fushata. Devijim vëmendjeje nga problemet

Sezoni i ri politik i ka lënë në tryezë politikës detyra të mbartura, si implementimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit apo edhe zbatimi i ndryshimeve kushtetuese. Nga ana tjetër, janë detyrimet ndaj qytetarëve.

Analistët mendojnë se në strategjinë e re të liderëve politikë po synohet shpërqendrimi i vëmendjes nga elektorati, për ta marrë atë mbi vete dhe punët e brendshme të partive.

Si Basha, ashtu edhe Rama, duket sikur pak muaj para zgjedhjeve po tentojnë të zbresin nga froni për të konsultuar ofertat e tyre paraelektorale me qytetarët. Preç Zogaj dhe Afrim Krasniqi në këtë pikë duken skeptikë.

“Për qytetarin kujtohen më shumë kur afrohen zgjedhjet. Nuk vlerësohet apo konsultohet”, tha Zogaj.

“Mekanizmi është shko te qytetari dhe ofroi diçka që të ndihet të paktën pjesë e sistemit. Këto janë listat e hapura, një ofertë gjysmake”, deklaroi Krasniqi.

Kush në qeveri e kush në opozitë, dy forcat kryesore kanë promovuar gjatë këtyre 7 viteve emra të rinj që pak njiheshin brenda partisë. A mund t’u kthehet kjo në “boomerang” liderëve politikë tani që u duhet t’i dërgojnë ata të mbledhin vota me listat e hapura?

“Partisë Socialiste mund t’i kthehet në “boomerang” pasi është në pushtet. Është shumë e vështirë të largosh njeriun që ka postin ekzekutiv dhe të mos e bësh pjesë të listave. Në rastin e opozitës është përfitim i madh, pasi nuk ka çfarë humb”, thekson Krasniqi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë