Basha: Shumica e shqiptarëve duan zgjedhje që sot

basha meta 1 1100x620

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me Presidentin Ilir Meta për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve, para mediave nuk dha asnjë datë të preferuar.

“Shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje që sot, janë lodhur nga propaganda dhe mashtrimet. Qytetarët kanë nevojë urgjente për punë, fermerët për subvencione, të rinjtë për mundësi, arsimim dhe punësim. Për ne, e rëndësishme është që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm”, tha Basha.

Aleatët e PD-së kërkuan që zgjedhjet të zhvillohen në 18 prill.