Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

CAS konfirmon bllokimin, Partizani 2 vite pa merkato

Nga A2 CNN
4 Shtator 2020, 13:16 | Aktualitet
CAS konfirmon bllokimin, Partizani 2 vite pa merkato

Sikur të mos mjaftonte sezoni i dobët dhe qëndrimi jashtë Kupave të Evropës, Partizani ka marrë tashmë goditjen më të rëndë, heqjen e së drejtës për të bërë merkato për dy sezonet e ardhshme. Klubi kryeqytetas, ishte ai që bëri publik vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, e cila lë në fuqi dënimin e FIFA-s që bllokon transferimet për këtë afat kohor.

E gjitha lidhet me futbollistin Eraldo Çinari, i cili është paditur nga klubi kroat i Istras në shkurtin e vitit të kaluar për prishje të njëanshme të kontratës ndaj për këtë arsye dënimin e vuajnë edhe të kuqtë të cilët zotërojnë kartonin e tij. Çinari ka qenë pjesë e Vllaznisë dhe tentoi të niste një aventurë të re fillimisht në Spanjë, më pas në Kroaci, gjë që rezultoi e pasuksesshme. Çinari e mbylli pa dakordësi huazimin te kroatët e Istras dhe u rikthye te Partizani verën e vitit të kaluar ndërkohë që kartoni ende zotërohej nga Vllaznia.

Partizani arriti të zgjidhë çështjen me Vllazninë duke transferuar futbollistin sipas rregullores duke depozituar edhe shumën e kërkuar nga klubi shkodran. Por në mes të këtij procesi gjendej edhe skuadra kroate e cila ndërmori rrugën ligjore për largimin pa njoftuar nga ana e Çinarit. Për këtë arsye, viktimë në mesin e këtij lëmshi është klubi i kuq që nuk ishte në dijeni të zhvillimeve që futbollisti shkodran kishte pasur gjatë huazimit nga Vllaznia te skuadra kroate. Partizani ka njoftuar në të njëjtin postim se do të vazhdojë betejën ligjore për të arritur zhbllokimin e merkatos përpara dritares së ardhshme të transferimeve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë