Edhe 3 futbollistë të tjerë të PSG, pozitivë me koronavirus

keylor 600x338

Mauro Icardi, Marquinhos dhe Keylor Navas kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Sipas “L’ Equipe”, tre lojtarët e PSG janë në karantinë dhe i shtohen të infektuarve Di María, Paredes dhe Neymar.

PSG nuk e ka nisur ende kampionatin në Francë, pasi debutimin e 29 gushtit e shtyu për shkak të ngarkesës së madhe që kishte ekipi francez në Champions League, kompeticion ku arriti deri në finale.

Kampionët në fuqi të Francës do të luajnë pas një jave ndaj Lensit ndeshjen e parë të Ligue 1 dhe mungesa e 6 lojtarëve me Covid-19 është thuajse e sigurt.