Hoti: Hap i madh përpara drejt njohjes reciproke

Screenshot 1 1 1100x620

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë se shpreson se kjo do të çojë në njohjen reciproke mes dy shteteve.

Mendoj se absolutisht ky është një moment madhështor për Kosovën dhe rajonin. Mendoj se kemi bërë një hap të madh përpara për normalizim të plotë që do të çojë në njohje të plotë të dy vendeve.

Ne besojmë plotësisht në administratën tuaj, ndajmë të njëjtat vlera dhe mezi po presim që të zbatojmë këtë marrëveshje sa më parë.

“Do të ketë shumë sukses, më vjen shumë keq që nuk është mundur të bëhet më parë”, iu përgjigj Trump.