Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koronavirusi në Kosovë, ulet ndjeshëm numri i viktimave ditore

Nga A2 CNN
4 Shtator 2020, 15:06 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, ulet ndjeshëm numri i viktimave ditore

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike raporton se në 24 orët e fundit 3 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë, një ulje e ndjeshme kjo e shifrave, ku vetëm një ditë më parë ishin regjistruar 9 viktima. Në total, 551 persona kanë humbur betejën me koronavirusin në Kosovë.

Gjatë ditës së fundit janë kryer 474 testime dhe 179 raste janë konfirmuar si pozitiv me Covid-19. Numri total i rasteve pozitive shkon kështu në 13910, prej tyre 3059 aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 187 pacientë, shifër që e çon në 10300 numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot.

A2 CNN Livestream

Dita jonë