Marrëveshja Kosovë-Serbi, Meta: Hap për normalizimin e marrëdhënieve

ILIR META 1100x620

Edhe presidenti Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen ekonomike të arritur mes Kosovës dhe Serbisë këtë të enjte në Uashington.

Në një status në Facebook, Meta shkruan se marrëveshja është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve.

“E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump! Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë!”, shkruan Ilir Meta.