Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama: Keqardhje që u humb kohë për Shengenin Ballkanik

EDI RAMA 18 00 frame 7338 1100x620

Një nga pikat e marrëveshjes së nënshkruar në Uashingon mes Kosovës dhe Serbisë është edhe ajo që Prishtina t’i bashkohet projektit të Shengenit Ballkanik.

Këtë e konfirmoi dhe kryeministri Hoti gjatë konferencës për shtyp në Uashington, ku shtoi se aderimi i Kosovës në këtë nismë është kërkuar dhe nga presidenti Trump.

Për këtë çështje reagoi dhe kryeministri Rama në një Twitter, ku shkruan se u humb shumë kohë për projektin ambicioz të Shengenit Rajonal, por më mirë vonë sesa kurrë.

“Keqardhje që u humb kaq kohë për t’u dakordësuar me Shengenin Rajonal,si një projekt ambicioz me interes kombëtar zhvillimi përmes rritjes së bashkëpunimit, e si një shtysë më shumë për integrimin europian të shteteve tona. Po më mirë vonë se kurrë, edhe falë Amerikës mike”, shkruan Rama.