Messi thyen heshtjen: Klauzola 700 mln euro nuk është e vlefshme

Messi poker Eibar 600x338

Heshtja e Leo Messi-t ka marrë fund. Nëpërmjet babait që është njëkohësisht edhe agjenti i tij, futbollisti argjentinas i është përgjigjur Ligës Spanjolle të Futbollit me anë të një letre ku i bën me dije se klauzola prej 700 milionë eurosh për lirimin e tij nga klubi, nuk është e vlefshme teksa ka skaduar në fundin e sezonit 2019-2020.

Letra konfirmon se nuk ka asnjë prapakthehu në luftën e familjes Messi me presidencën e klubit Barcelona.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk ndihet më pjesë e klubit në të cilin u rrit dhe arriti gjithçka. Babai i tij, Horge Messi, prej ditësh ndodhet në Barcelonë ku është takuar me presidentin Bartomeu për të gjetur një zgjidhje paqësore për shkëputjen e marrëdhënieve.

Numri një i klubit katalanas i ka bërë me dije Horges se nuk ka ndërmend të lërë Messin të largohet nëse një klub nuk paguan klauzolën faraonike dhe se për këtë është gati të nis betejën gjyqësore.

Ylli i futbollit e ka bërë të qartë qëndrimin e tij, por edhe nëse do të qëndronte për një vit në Barcelonë, klima nuk do të ishte aspak pozitive për të si rrjedhojë, ndarja e palëve duket e pashmangshme në fund të sezonit.