Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Pas krizës dhe pasigurive, tregu i pasurive të paluajtshme drejt normalizimit

Nga A2 CNN
4 Shtator 2020, 10:00 | Ekonomi
Pas krizës dhe pasigurive, tregu i pasurive të paluajtshme drejt

Aktivitetet e pasurive të paluajtshme kanë ndjerë efektet e pandemisë në shitjet e banesave, por janë optimistë për një rimëkëmbje të shpejtë të tregut. Sektori ishte ndër të vetmit që kontribuoi në rritjen ekonomike gjatë tremujorit të parë të vitit. Por me shpërthimin e pandemisë u përball fillimisht me masat shtrënguese, e më pas me pasojat e krizës ekonomike.

“Pasiguria ekonomike detyrimisht reflektohet edhe te tregu imobiliar”, thotë për A2 Luan Aliu, agjent i tregut të pasurive të paluajtshme. “Njerëzit janë më të pasigurt për të marrë vendime të rëndësishme në jetë, siç është blerja e një shtëpie. Edhe bankat janë pak të stepura. E kanë rifilluar tani dhënien e kredive, por fillimisht kanë qenë më kërkuese”.

Agjentët e tregut tashmë raportojnë për një rikthim të kërkesës nga ana e qytetarëve që duan të investojnë në prona. Ndërkohë, me ardhjen e shtatorit janë shtuar edhe kërkesat për banesa dhe ambiente biznesi me qira. Por ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë sezon raportohet për një stanjacion apo ulje të lehtë të çmimeve, duke përfshirë këtu dhe qiratë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani