Përmbyllet takimi i Uashingtonit, Trump nënshkruan marrëveshje me Kosovën e Serbinë

Përmbyllet në mënyrë pozitive takimi historik i Uashingtonit. Presidenti amerikan, Donald Trump, priti për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe homologun serb, Aleksandër Vuçiç, duke nënshkroi marrëveshje të rëndësishme që synon të rrisë investimet dhe bashkëpunimin ekonomik mes Prishtinës dhe Beogradit.

Trump falenderoi Hotin dhe Vuçiç duke e konsideruar këtë raund negociatash tepër të suksesshëm. 

“Ata kanë punuar në këtë drejtim për shumë vite, aktualisht dekada, pas historisë me incidente tragjike e të dhunshme dhe vite negociatash të dështuara, administrata ime propozoi mënyra të reja për të ngushtuar diferencat duke u fokusuar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike. Të dyja shënuan një arritje të madhe, diçka të cilën askushnuk e mendonte të mundur”, u shpreh Trump.

Gjithashtu njoftoi se Kosova dhe Izraeli do vendosin marrëdhënie diplomatike duke lënë të kuptohet që këto dy vende mund të shkëmbejnë njohjen reciproke. Presidenti amerikan, Donald Trump bëri me dije se shpreson që në një të ardhme të afërt të vizitojë Prishtinën e Beogradin.

Negociatat dy ditore mes Prishtinës dheBeogradit në Shtëpinë e Bardhë u ndërmjetësuan nga i emëruari i posaçëm i SHBA-vepër dialogun, Richard Grenell dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, Robert O’Brien.

Ky i fundit tha se marrëveshja për zgjerimin e lidhjeve ekonomike mund të shtrojë rrugën për një zgjidhje politike në të ardhmen.  Hoti u shpreh i kënaqur nga rezultati i tryezës së Uashingtonit. Kryeministri tha se hapi i radhës është njohja reciproke Kosovë-Serbi. Kurse presidenti serb Vuçiç pranoi se ka shumë dallime mes palëve, por ky sipas tij ishte një hap i madh përpara.