Partitë e vogla propozojnë 18 prillin si datën e zgjedhjeve, Rama: Vetëm 2 Majin, jo

rama meta 1 1100x620

Presidenti Ilir Meta ka nisur takimet me krerët e partive kryesore në vend, para se të shpallë datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë, ku ka nisur takimin me Kreun e Shtetit, ndërsa një ftesë i ka vajtur edhe kryedemokratit Lulzim Basha, i cili pritet të mbërrijë në Presidencë një orë pas shefit të socialistëve.

Sipas burimeve, Rama ka pranuar çdo datë përveç 2 majit, që i bie festë fetare.

Para kryeministrit Edi Rama, në Presidencë ishin Shpëtim Idrizi, Nard Ndoka dhe përfaqësuesit e Partisë Republikane.

“Partia Republikane i ofroi presidentit datën 18 prill, si data më e afërt për zgjedhjet, duke vlerësuar mungesën e gjatë të legjitimitetit të Parlamentit shqiptar”, tha përfaqësuesi i PR-së.

Në bazë të ndryshimeve të fundit të miratuara në Kodin Elektoral, që reflektuan marrëveshjen politike të 5 qershorit, periudha zgjedhore në dispozicion të presidentit, brenda së cilës ai duhet të përcaktojë datën e zgjedhjeve, shkon nga 15 prill deri më 15 maj.