Reja: Krenar që drejtoj këtë skuadër, po punojmë për të ardhmen

edy reja 1100x620

“Po punojmë për të ardhmen. Kemi shumë alternativa në mbrojtje, por edhe në pozicionet e tjera. Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre”.

Kështu u shpreh trajneri Reja pas triumfit 0-2 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e parë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Trajneri italian vlerësoi skuadrën, por në anën tjetër theksoi se disa lojtarë nuk janë në gjendjen e duhur fizike dhe se mund të ketë edhe ndryshime në formacion ndaj Lituanisë më 7 shtator.

“Objektivi ynë është të fitojmë grupin dhe e arritëm qëllimin për një nisje të mbarë. Pjesa e parë ishte mirë, por në pjesën e dytë patëm probleme fizike, por ia dolëm mbanë të fitonim. Do të jetë e vështirë të rikuperojmë forcat për ndeshjen e radhës. Do të shoh gjendjen e lojtarëve, por pasi t’i kemi parë edhe në stërvitje do të vendosim më parë se si do të luajmë. Shpresojmë të luajmë edhe ndaj Lituanisë si në pjesën e parë, por kemi disa lojtarë që nuk janë në formë të mirë fizike, si Trashi apo Gjimshiti. Më pak pëlqyer mbrojtja, ndërsa sulmi pati luhatje. Bare më pëlqeu shumë, edhe Gjasula, Abrashi. Megjithatë, në ndeshjen e ardhshme mund të kemi ndryshime”, u shpreh Reja.