Rritet bilanci i COVID-19 në Britaninë e Madhe, arrin nivelin e tre muajve më parë

covid 1100x620

Autoritetet shëndetësore britanike kanë konfirmuar se 1735 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19, ndërkohë që janë shënuar 13 viktima.

Shifrat përfaqësojnë rritjen më të madhe të rasteve nga qershori i këtij viti. Rritje shënohet edhe në Skoci, ku rastet pothuajse ishin zhdukur dhe sot janë rikthyer në nivelet e majit, me rreth 100 raste në ditë.

Edhe pse situata shëndetësore në vend paraqitet nën kontroll, falë përforcimit të strukturave, janë rreth 800 personat në spital nga pasojat e pandemisë, midis tyre 85 janë në terapi intensive.

Indikatori R, që tregon numrin e personave që çdo individ me COVID-19 mund të infektojë , po i afrohet sërish te shifra 1, ndërkohë që duhet të jetë poshtë këtij numri.