Shqipëria e mbushur me talente, Shpresat triumfojnë 5-1 në Austri

sssssssss 1100x620

Shqipëria është e mbushur me talente në futboll dhe këtë e tregon më së miri triumfi historik 5-1 i marrë nga 21-vjeçarët shqiptarë në Austri.

Një hakmarrje e ftohtë ndaj bashkëmoshatarëve të tyre nga Austria, të cilët fitonin 0-4 më 9 shtator të vitit të kaluar në “Niko Dovana” të Durrësit, por në atë ndeshje vetëm portieri Selmani dhe mbrojtësi Bajrami ishin në formacion, ndërsa në suksesin spektakolar të kësaj të premteje, Shqipëria ishte e mbushur me talente.

Mbi të gjithë spikasin Kallaku, e Muçi. I pari kontrolloi gjatë gjithë kohës mesin e fushës, duke i befasuar austriakët, ndërsa Muçi, sulmuesi i Tiranës, ishte autor i dy golave në pjesën e dytë. Por aspak mbrapa nuk ishin edhe lojtarët e tjerë si Tuci e Selmani, që realizuan në këtë takim.

Një lojë fantastike dhe një rezultat historik për 21-vjeçarët e drejtuar nga Alban Bushi, të cilët ngjiten tashmë në vendit e tretë në grupin që udhëhiqet nga Anglia.