Suksesi i Suedisë gjatë pandemisë, ministrja e Shëndetësisë: Nuk bëmë asgjë me detyrim

Suedia nuk e përjetoi karantinën për asnjë ditë të vitit 2020 dhe prej një javë tashmë, nuk raporton më asnjë viktimë nga Covid-19. Kjo metodë e ndjekur nga shteti suedez ka ngritur pikëpyetje te shtetet e tjera, nëse duhet të shërbejë apo si një model për të luftuar pandeminë.

Nga Max Foster, CNN

Në një qendër shëndetësore në qendër të Stokholmit është thuajse bosh, me vetëm 1 pacient me koronavirus të shtruar. Kjo ishte skena e muajit prill, kur pandemia në Europë sapo kishte shpërthyer. Jashtë, baret, dyqanet dhe shkollat mbeten të hapura. Pa karantinë ndërsa qytetarët janë udhëzuar sesi të kujdesen për higjienën personale dhe të ruajnë distancën sociale. Qytetarët, në masë, i kanë respektuar këto rregulla. Maskat në Suedi nuk kanë qenë asnjëherë të detyrueshme, me urdhër nga qeveria pasi prej vetë saj janë cilësuar si masa sipërfaqësore. Sot, pavarësisht muajve të parë pas shpërthimit të pandemisë, Suedia ka normën më të ulët të vdekjeve në mbarë Europën.

Shumica e viktimave ishin të moshuar: 9 në 10 prej tyre ishin mbi të 70-tat. 45% e vdekjeve janë regjistruar në shtëpitë e të moshuarve. Kjo rrit pikëpyetjet për pjesën tjetër të shoqërisë, të rinjtë dhe të shëndetshmit, a kanë zhvilluar ata ndonjë nivel rezistencë ndaj virusit?

“Besoj se kemi krijuar imunitet dhe kjo kontribuon në gjendjen e sotme”, thotë Hans-Gustaf Ljunggren, nga Qendra për Mjekësinë Infektive. Por qytetarët në Stokholm janë testuar për imunitetin, vetëm 7% e tyre kanë mjaftueshëm antitrupa për të luftuar virusin. “Kjo nënkupton se imuniteti në Suedi dhe globalisht është shumë më i madh nga sa kishim parashikuar në fillim”, shton Ljunggren.

Situata pandemike në Suedi ka ngritur pikëpyetje, kryesisht te konservatorët amerikanë. Përse të lodhemi me karantinë dhe maska, kur mund t’i lejojmë njerëzit të vazhdojnë jetën normalisht, të infektohen dhe të fitojnë imunitet, duke mbrojtur vetëm të moshuarit? Edhe pse me masa jo të detyrueshme, qeveria suedeze kërkon aksion dhe mbi të gjitha ndërgjegjësimin e qytetarëve ndërsa vendi është mbushur me udhëzime kudo dhe sistemi universal shëndetësor ofron siguri, edhe në këtë periudhë.

“Ne nuk kemi pasur karantinë të detyrueshme, por patëm shumë ndryshime në shoqërinë suedeze. Gjatë verës, jemi marrë me studime, kryesisht për të ditur si do të veprojmë me shkollat dhe universitetet. 30-40% e popullsisë sonë ende punon nga shtëpia. Të sëmurët qëndrojnë në shtëpi, kryesisht ata pa simptoma. Muaj më parë në rrugë nuk shihje njeri, bizneset ishin në vështirësi, shumë gjëra ndryshuan. Nuk lejuam mbajtjen e aktiviteteve sportive apo kulturore. Gjërat ndryshuan, por jo me detyrim. Mendoj se kështu ne bëmë diferencën”, thotë Lena Hallengren, ministre e Shëndetësisë.

Në tremujorin e dytë të vitit, ekonomia e Suedisë ra me 8% ndërsa qeveria po përgatitet për një valë të dytë këtë vjeshtë.