“Tulipanët” e vegjël fitojnë të parën, Italia nuk shkon më shumë se barazimi

b67a321803d04aa3c2e0c60b6b1b034do2 1100x620

Holanda ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0 ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve përballë një kundështari si Polonia.

Edhe pse me një organikë shumë të re, “Tulipanët” ishin gjatë gjithë kohës në kontroll të lojës dhe krijuan shumë raste për gol.  Për djemtë e Lodeweges shënoi Bergwijn në minutën e 61 të takimit, megjithatë pavarësisht formës së mirë holandezëve iu duhet dhe një sulmues “race” pasi Depay nuk mundet ta mbajë i vetëm peshën e ekipit.

Polonia u mundua të hidhej në sulm për të barazuar këtë takim, por e ndjeu shumë dhe mungesën e goleadorit Lewandowski.

Në ndeshjen tjetër që spikati këtë mbrëmje ishte ajo mes Italisë dhe Bosnjes, e cila u mbyll në barazim 1-1. Boshnjakët kaluan të parët në avantazh me Dzeko dhe italianët iu kundërpërgjigjën me Sensin.