U prek nga koronavirusi kur erdhi për pushime në Shqipëri, vdes në Itali

Koronavirusi ne itali 1 1100x620

Një shqiptar 70 vjeç humbi jetën në spitalin e Peruxhias në Itali, dy javë pasi ishte shtruar në repartin intensiv.

Mediat italiane bëjnë me dije se ai ishte kthyer nga pushimet verore që i bëri në Shqipëri dhe menjëherë sapo mbërriti në Peruxhia, ku ishte rezident, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua së tepërmi, pasi vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Ai u shtrua me urgjencë në 21 gusht, por nuk mundi të mbijetonte, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe humbi jetën në 4 shtator.