Vaksina kundër Covid-19, OBSH: Jo përpara mesit të vitit 2021

OBSH VAKSINA SINK frame 13 1100x620

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk pret që vaksinimi në masë kundër koronavirusit të ri të nisë para mesit të vitit 2021, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve rigoroze mbi efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës.

Sipas zëdhënëses, Margaret Harris, asnjë prej vaksinave në fazat e avancuara të eksperimenteve, nuk ka treguar sinjal të qartë për efikasitet të një niveli prej të paktën 50%. Më poshtë deklarata e saj. 

“Faza e tretë e eksperimenteve është më e gjatë, pasi duhet parë se sa mbrojtëse është në të vërtetë vaksina apo sa e sigurt është ajo. Te fazat e mëhershme përqendrohesh te siguria, shihet me shumë kujdes nëse ka siguri para se të mbërrish te faza e tretë.

Por ky parim duhet ndjekur tek të gjitha fazat. Kjo e bën procesin më të gjatë. Nuk presim të kemi vaksinim në masë deri në mesin e vitit të ardhshëm”, tha Margaret Harris.