Zbardhen takimet e Presidentit Meta për datën e zgjedhjeve

ILIR META frame 40285 1100x620

Presidenti Ilir Meta do të takohet sot me përfaqësues të partive politike për t’u konsultuar në lidhje me datën e zgjedhjeve.

Takimet do të nisin në orën 09:30 me Shpëtim Idrizin, kreun e PDIU-së.

Në 09:45 me përfaqësuesin e Partisë Republikane, Arjan Madhi. Në 10:15 me Agron Dukën, kreun e Partisë Agrare Ambientaliste.

Më pas, në orën 11:00, Meta do të takojë kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Grupit Socialist, Taulant Balla.

Në 12:00 do të jetë radha e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.