Zyrtarizohen formacionet e ndeshjes Bjellorusi-Shqipëri, kuqezinjtë me dy sulmues

kombetarja 1100x620

Është bërë publik formacioni me të cilin Shqipëria do të përballet pas pak minutash në Minsk me Bjellorusinë vendase për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Trajneri Reja ka zgjedhur skemën 3-5-2 në këtë takim duke lënë të kuptohet se synon të dalë me 3 pikë nga kjo ndeshje.

Porta i është besuar Strakoshës, ndërsa përpara tij janë rreshtuar Hysaj, Gjimshiti, Veseli dhe Dermaku. Në mesfushë do të nisin si titullarë Trashi, Abrashi, Bare dhe Gjasula, ndërsa sulmi i është besuar Cikalleshit dhe Manajt.