Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Basha publikon raportin e BB: 6 në 10 biznese nuk raportojnë fitim

Nga A2 CNN
5 Shtator 2020, 18:41 | Politikë
Basha publikon raportin e BB: 6 në 10 biznese nuk raportojnë fitim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar edhe njëherë për situatën ekonomike në vend të cilën ai e sheh në periudhën më të vështirë të saj që prej heqjes së masave shtrënguese.

Kryedemokrati prezanton rezultatet e një studimi të Bankës Botërore që sipas tij parashikon falimentime të tjera biznesesh dhe mbyllje vendesh pune në vendin tonë.

Basha shton se kriza mund të zgjidhet vetëm me planin e ri ekonomik të Partisë Demokratike.

Postimi i Lulzim Bashës

Të paktën 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës për shkak të 32 mijë bizneseve të mbyllura këtë vit.

Sipas një studimi të Bankës Botërore, 6 në 10 biznese të regjistruara në Shqipëri nuk kanë realizuar asnjë fitim pas heqjes së masave bllokuese, çka paralajmëron të tjera falimentime dhe mbyllje vendesh pune.

Kjo krizë e thellë është rezultat i 7 viteve me premtime të pambajtura, dështime dhe keqqeverisje. 7 vite me radhë Edi Rama ka rritur taksat dhe çmimet, ndërsa paratë e shqiptarëve i ka vjedhur e shpërdoruar me një grusht oligarkësh, përmes PPP-ve, koncesioneve dhe tenderave korruptivë. Të njëjtat akte korruptive dhe demagogji ai po përdor dhe për rindërtimin, ndërkohë familjet e dëmtuara po bëhet gati një vit që jetojnë në çadra, kontenierë apo shtëpi të rrënuara.

Vendi ka nevojë për ndryshim, për frymëmarrje dhe model të ri ekonomik që mund ta sigurojë vetëm një qeverisje ndryshe. Me planin tonë ekonomik ne do të ulim taksat. Taksa e sheshtë 9%, mbështetja për biznesin e vogël, moratoriumi për inspektoriatet dhe taksidarët dhe masa të tjera, do të çlirojnë biznesin nga ankthi dhe do të krijojnë mundësi për çdo shqiptar të punojë e jetojë me dinjitet në vendin e tij.

A2 CNN Livestream

Dita jonë