Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Brenda burgjeve të mbipopulluara, nisin hetimet për marrëveshje mes qeverisë dhe bandave

Nga A2 CNN
5 Shtator 2020, 15:23 | Bota

Burgjet e mbipopulluara të El Salvadorit iu nënshtruan kontrolleve të premten, jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe për inspektimin e situatës atje pas zërave për një marrëveshje mes presidentit të vendit Nayib Bukele dhe krerëve të bandave të rrezikshme si MS-13.

Hetues nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u panë të kontrollonin gjendjen e të burgosurve, të cilët qëndronin ngjitur me njëri-tjetrin, edhe pse të gjithë me maska mbrojtëse në fytyrë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

https://a2news.com/2020/04/26/me-maska-por-te-paketuar-pamja-ne-burgjet-e-el-salvadorit-pas-22-ekzekutimeve-ne-nje-dite/

Numri i vrasjeve në vend ka rënë ndjeshëm që prej marrjes së drejtimit të vendit nga Bukele, i cili erdhi në pushtet në qershor 2019. Ekzekutimet ranë me 56% që prej janarit dhe shtatorit të këtij viti, krahasuar me një vit më parë. Bukele ia ka faturuar shifrat punës së mirë të policisë dhe ushtrisë në rrugët që dominoheshin nga bandat, si dhe rritjes së sigurisë në burgje.

Por Grupi i Krizave Ndërkombëtare, me seli në Bruksel, thotë se kjo ka ardhur si pasojë e një marrëveshjeje mes qeverisë dhe bandave. Një gazetë lokale, “El Faro”, publikoi madje disa dokumente ku tregohej një prej këtyre marrëveshjeje. Bukele i mohoi akuzat, por kjo nuk ka penguar prokurorin e përgjithshëm të vendit, Gjeneralin Raul Melara, që të deklarojë se do të nisë hetimet në lidhje me to.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani