Dita e Shën Terezës, festë e përkujdesje për njerëzit në nevojë nga motrat misionare

Festë dhe përkujdesje në shtëpinë e Murgeshave Misionare në përvjetorin e shenjtores Nënë Tereza. Motrat strehojnë dhe kujdesen për fëmijë dhe të rinjë me probleme të rënda fizike dhe mendore.  

Motrat thonë se për to është një kënaqësi që të punojnë me personat me aftësi ndryshe nën shembullin e Nënë Terezës.

Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër Pult, Imzot Angelo Massafra zgjodhi këtë ditë të shënuar për të kremtuar meshën me ta në shenjë falënderimi për punën e jashtëzakonshme që bëjnë këto murgesha. 

Mes të tjerash ai bëri thirrje për të gjithë njerëzit që të ndihmojnë dhe tregojnë humanizëm ndaj çdokujt që ka nevojë për mbështetje.