Efektet e Covid-19, ndryshon gjeografia e tregtisë së jashtme

TREGTIA IMPORT EKSPORT frame 0 1100x620

Pandemia po ndikon jo vetëm në tkurrjen e shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë me vendet e tjera, por edhe partnerët me të cilët po zhvillohet tregtia.

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në korrik, janë ulur ndjeshëm eksportet me Italinë, Kosovën dhe Spanjën, vende të prekura fort nga COVID 19 dhe janë rritur kundrejt një viti më parë me Çekinë, Serbinë dhe Rumaninë.

Për sa i përket importeve, ne kemi rritur volumin e mallrave që kemi marrë nga Turqia, Kina dhe Maqedonia Veriut. Ndërsa kemi ulur në korrik importet me Italinë, Greqinë dhe Gjermaninë.

Shqipëria vazhdon të kryejë pjesën dërrmuese të shkëmbimeve tregtare me vendet e Bashkimit Europian, me një total prej 64.3% të importeve dhe eksporteve.

Pavarësisht ndryshimeve në gjeografinë e tregtisë, të diktuara nga pandemia e COVID 19, partnerët kryesorë tregtarë janë Italia, Turqia, Greqia dhe Kina.