Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hoti pritet nga Pompeo, kryeministri: SHBA mbështet dialogun që çon në njohje

Nga A2 CNN
5 Shtator 2020, 12:54 | Kosova
Hoti pritet nga Pompeo, kryeministri: SHBA mbështet dialogun që

Ata diskutuan lidhur me marrëveshjen me palën serbe për normalizimin e raporteve ekonomike, të nënshkruar në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.

Shefi i qeverisë së Prishtinës bëri të ditur se mori mbështetje nga Pompeo për procesin e dialogut dhe normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës falënderova SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, ndërsa duke vlerësuar rëndësinë që ka marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë, theksova gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve”, tha Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës.

Ndërkohë, marrëveshja është përshëndetur edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit. Në një deklaratë, Pompeo vlerësoi guximin e Hotit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, duke shtuar se kjo vendos një ton të ri pajtimi në rajon. “Siguria, stabiliteti dhe prosperiteti mes Ballkanit Perëndimor mbesin synime të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara”, thekson kryediplomati amerikan. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë