Kanabis nga qielli, mbështetësit e legalizimit mbushin rrugët e Tel Avivit

Untitled collage 89 1100x620

Dhjetëra njerëz vrapuan nëpër rrugët e Tel Avivit për të mbledhur qese me marijuanë që u lëshuan nga një dron i një organizate që po punon për legalizimin e saj.

Grupi “Droni Jeshil” hodhi me qindra qese me marijuanë pasditen e së premtes në disa nga zonat kryesore të qytetit izraelit.

Përpara këtij aksioni, anëtarë e grupit dërguan një mesazh përmes shërbimit Telegram ku thuhej.

‘Tashmë ka ardhur koha vëllezër të dashur. A është një zog? A është një aeroplan? Jo është droni jeshil që do të shpërndajë kanabis falas nga qielli. Kënaquni vëllezërit e mi, unë jam piloti që dua të sigurohem që të gjithë të merrni pak dashuri falas”, shkruhej në mesazh.