Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Marrëveshja në Uashington, Kadri Veseli: Delegacioni bisedoi për copëza territori të Kosovës

Nga A2 CNN
5 Shtator 2020, 15:35 | Kosova
Marrëveshja në Uashington, Kadri Veseli: Delegacioni bisedoi për

Partia Demokratike e Kosovës kritikon marrëveshjen me Serbinë të arritur me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara. Kreu i kësaj force politike, Kadri Veseli, thotë se bisedimet shtetërore për finalizim të marrëveshjes kaluan në diskutime për copëza të territoreve që janë në menaxhim të Kosovës. Ai nënvizoi se fokusi duhet të jetë në përmbylljen e dialogut me një akord, i cili duhet të jetë përfundimtar.

“Kosova nuk duhet të lejojë që të kthehet prapa. Çdo bisedim duhet të ketë konceptin e një marrëveshjeje e cila është finale, ku nuk cenohet sovraniteti, Kushtetuta dhe integriteti i Republikës së Kosovës. Është për të ardhur keq që delegacioni i Kosovës në Uashington ka kaluar nga bisedimet shtetërore me Serbinë, në bisedime teknike. Nga bisedimet mes shteteve për finalizim, përkatësisht ulëse në OKB, në bisedime për copëza territore të cilat janë në menaxhimin e Republikës së Kosovës, edhe si resurse kombëtare ekonomike”, tha Veseli.

Lideri opozitar deklaratën e bëri në qytetin e Hasit pas zbulimit të pllakave përkujtimore në shtëpitë ku kishin shërbyer gjatë luftës në shtabe të përgjithshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërkohë, edhe Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar marrëveshjen e nënshkruar në prani të presidentit amerikan, Donald Trump. Kjo forcë politike e konsideroi tradhti pikën për Ujmanin pasi lejon kthimin e Serbisë në Kosovë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu