Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mbi 50 mijë raste të reja me Covid-19 vetëm të premten në SHBA, i lartë dhe numri i vdekjeve

Nga A2 CNN
5 Shtator 2020, 09:04 | Bota
Mbi 50 mijë raste të reja me Covid-19 vetëm të premten

Situata vijon të jetë tejet shqetësuese nga koronavirusi në SHBA, ku çdo ditë humbin jetën me qindra persona, ndërsa me mijëra të tjerë infektohen nga virusi i rrezikshëm.

Sipas të dhënave të publikuara nga universiteti i njohur amerikan, Johns Hopkins, vetëm të premten në SHBA kanë ndërruar jetë 965 persona të prekur me koronavirus, ndërsa 50,502 kanë rezultuar pozitivë.

Këto shifra të fundit e çojnë numrin total të të prekurve në SHBA në 6,200,518 persona, nga të cilët  187,755 kanë ndërruar jetë.

Por situata vijon të shqetësojë edhe në shtetet europiane. Një ditë më parë, autoritetet në Spanjë raportuan shifrën rekord prej 10 476 personash të infektuar në 24 orët e fundit, krahasuar me 4503 që ishin një ditë më parë. Më shumë se 1/3 e rasteve të reja u regjistruan në Madrid.

Franca raportoi mbi 9000 persona të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, shifra këto që nuk ishin regjistruar që prej 31 marsit. Autoritetet shëndetësore gjithashtu informojnë se është rritur dhe numri i personave që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Edhe në Itali pati një rritje të rasteve të reja në ditën e fundit. Nga 113 mijë tamponë të kryer nga Shëndeti Publik 1733 persona të tjerë rezultuan të infektuar. Gjithashtu 11 pacientë të infektuar nuk mundën ta fitonin betejën përballë virusit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë