Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Parlamenti nuk mbikëqyri qeverinë në pandemi”. ISP kritikon edhe ndryshimin e Kushtetutës pa konsensus

Nga A2 CNN
5 Shtator 2020, 11:42 | Politikë
“Parlamenti nuk mbikëqyri qeverinë në pandemi”. ISP

Instituti i Studimeve Politike publikoi gjetjet e monitorimit për sesionin e parë parlamentar të vitit, punimet e të cilit u zhvilluan më së shumti nën gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të tërmetit dhe sidomos pandemisë COVID-19. Pandemia imponoi përshtatje të Kuvendit me rrethanat dhe protokollet e sigurisë, por me ndryshime të shpejta të rregullores, me praktika të përshpejtuara dhe të kufizuara vendimmarrëse, si dhe me cenim të elementëve të transparencës, konsultimit publik dhe agjendës së rregullt parlamentare, vërehet në raport.

“Kuvendi krijoi përshtypjen se nuk arriti të përmbushë përgjegjësitë e tij kushtetuese në raport me kontrollin parlamentar të pushtetit ekzekutiv”, thuhet në raport pasi Parlamenti ynë është ndër të vetmit ku nuk pati komision hetimor për situatën e epidemisë, nuk pati monitorim të impaktit të akteve normative dhe as interpelancë me ministrin e Shëndetësisë gjatë periudhës së gjendjes së COVID-19.

https://a2news.com/2020/09/03/politika-te-qytetaret-analistet-fokusi-te-fushata-devijim-vemendje-nga-problemet/

Një numër nismash që u përfshinë në agjendën e Kuvendit nuk kishin të bënin me gjendjen e epidemisë, por kryesisht me nisma politike dhe elektorale të iniciuara nga qeveria (nisma për përgjimet/policia, për amnistinë financiare, për tregjet financiare, për proceset kalimtare të pronësisë, etj). Edhe pse në pandemi, Kuvendi miratoi dy herë më shumë ligje se në të njëjtën periudhë të vitit 2018 apo 2019 dhe inicioi numër rekord interpelancash. Megjithatë sasia e akteve të miratuara, nismave dhe interpelancave la në hije standardet e konsultimit publik, cilësinë e akteve dhe në disa raste edhe përputhshmërinë me Kushtetutën Shqipërisë.

ISP kritikon kalimin e ndryshimeve kushtetuese përmes procedurave të shpejta, pa konsensus politik dhe me shqyrtim e debat online. “Krijimi në janar 2020 i Këshillit Politik ndikoi në rivendosjen e dialogut politik dhe në draftimin konsensual të reformës së re zgjedhore. Këshilli Politik la në hije autoritetin e Kuvendit dhe Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, ndërsa ndryshimet kushtetuese lanë gjithashtu në hije dakordësinë e 5 qershorit mbi Kodin Zgjedhor”.

https://a2news.com/2020/08/25/shano-pritet-nje-shtator-i-nxehte-be-nuk-na-terheq-me-prej-dore/

Raporti vë në dukje se pati vështirësi për identifikimin dhe ushtrimin e funksionit opozitar. Gjatë sesionit, 4 nga 5 grupet parlamentare votuan rregullisht aktet politike të qeverisë, përfshirë grupi i dytë më i madh i opozitës. Kuvendi zgjodhi Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kuvendi vijoi bashkëpunimin e brishtë me shoqërinë civile dhe në tërësi, nuk reflektoi në debatet parlamentare në komisione dhe në seancë sugjerimet dhe mendimet e saj mbi aktet e ndryshme ligjore siç ishin, ndryshimet kushtetuese, Kodi Zgjedhor, Kodi Penal, paketa anti KÇK, nisma për amnistinë financiare, ndryshimet në legjislacionin mbi Policinë, etj. ISP zhvillon monitorimin e punimeve të Kuvendit që prej vitit 2017.

https://a2news.com/2020/07/31/krasniqi-keshilli-politik-do-te-vazhdoje-gjate-por-eshte-i-deshtuar/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani