Përbindëshat e bardhë “pushtojnë” parkun

Një park argëtimi në Pataya, Tajlandë, është “pushtuar” nga përbindësha dhe krijesa mitike, të gjitha të ndërtuara me rërë të bardhë.

Parku i veçantë, i quajtur “Akulli Magjik i Siamit” është i mbushur me statuja të ngritura me rërë të bardhë, për të imituar akullin. Vizitorët mund të shohin dhe të njihen me disa nga krijesat më mitike të Azisë së largët, të realizuara si vepra arti në mënyrë vërtet profesionale.

Të vendosura në një sipërfaqe prej 30 mijë metrash katrorë, skulpturat përbëjnë koleksionin më të madh të këtij lloji të ngritur në Azinë e jugut.