Portugalia shkëlqen dhe pa Ronaldon, Franca dhe Belgjika bëjnë detyrën

4d53cb1f0955f11f4e7a8530ddd9ada8o2 1100x620

Portugalia, Franca dhe Belgjika e kanë filluar me fitore raundin e parë të ndeshjeve në kompeticionin e Ligës së Kombeve.

Edhe pse pa Ronaldon, Portugalia fitoi me rezultatin 4-1 përballë nënkampionëve të botës të Kroacisë. Ballkanasit hasën vështirësi t’i bënin ballë furisë së Cancelo dhe Joao Felix të cilët ishin të papërmbajtshëm në këtë ndeshje.

Franca fitoi minimalisht 1-0 përballjen në transfertë përballë Suedisë. Mjaftoi një gol i Mbappe që “Gjelat” të rrëmbenin 3 pikë në këtë ndeshje, duke i renditur në vendin e dytë në grup pas Portugalisë.

Belgjika po ashtu fitoi në transfertë 0-2 ndaj Danimarkës. Vendasit e kishin të vështirë të kontrollonin lojën ndaj djemve të Martinez që gjetën dy herë rrugën e rrjetës me Mertens dhe Denayer.