Rekord rastesh të reja me koronavirus në 24 orë, por Franca është kundër një tjetër izolimi

32813938 0 image a 1 1599318737170 600x338

Ministri i Shëndetësisë në Francë përjashtoi mundësinë e një rikthimi të masave shtrënguese të izolimit, në një kohë kur vendi raportoi shifra rekord prej 8,975 rastesh të reja me koronavirus në ditë.

Veran tha se francezët duhet të qëndrojnë vigjilentë pasi gjithnjë e më shumë njerëz janë duke u shtruar në spital në njësitë e kujdesit intensiv, duke reflektuar rritjen e të infektuarve me COVID-19 në ditët e fundit.

Megjithatë kreu i Shëndetësisë përjashtoi mundësinë e një izolimi të ri kombëtar, duke thënë se tashmë Franca ka të tjera mjete për të luftuar virusin.

Franca raportoi 8,975 raste të reja në ditën e fundit, mbi 1000 më shumë se rekordi i mëparshëm ditor prej 7,578 më 31 mars.

Sidoqoftë, rritja e të infektuarve ka prekur kryesisht të rinjtë që kanë më pak gjasa të zhvillojnë komplikime nga virusi.

Deri tani ka pasur më pak presion në spitale, të cilat ishin pothuajse të mbingarkuara në fund të marsit.