Sadiku vendos të ardhmen, transferohet në Turqi

sadiku lajmio 600x338

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, është transferuar në kampionatin turk te skuadra e Erzurumspor.

Ndërsa futbollisti ishte në stol në ndeshjen e Ligës së Kombeve ku Shqipëria triumfoi 2-0 në Bjellorusi, klubi turk njoftoi lajmin e transferimit të ish-sulmuesit të Levantes, me anë të një video të shkurtër në rrjetet sociale.

“Kemi arritur marrëveshjen në parim me sulmuesin Armando Sadiku, i cili do t’i bashkohet skuadrës tonë, pasi të mbarojë angazhimet me kombëtaren e tij”, shkruan klubi turk në Facebook.