Sërfisti më i ri që “mposht” dallgët

Ai është 4 vjeç, por nuk ka frikë nga asgjë. Braziliani Joao Vitor nga Guaruja,  mund të konsiderohet fare mirë si talenti më i ri në botën e sërfit.

Vogëlushi i ka befasuar që të gjithë me qëndrimin e tij mbi dërrasën e sërfit duke kaluar dallgët me lehtësinë me të madhe.

Sipas prindërve të tij Joao ka bërë sërf që në moshën 2 vjeçare, ndërsa shkollën e notit e filloi vetëm 7 muajsh.