Tajfuni shkakton viktima në Korenë e Veriut, autoritetet: Përgjegjësit do të vendosen para drejtësisë

Untitled collage 93 1100x620

Një tajfun i fuqishëm goditi brigjet lindore të Koresë së Veriut duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale në disa zona.

Mediat vendase raportojnë se autoritetet lokale në disa nga zonat më të goditura nga tajfuni “Maysak” nuk kishin marrë masat e nevojshme dhe për këtë arsye ata do të mbanin përgjegjësi ligjore për humbjet e jetës dhe dëmet.

Gazeta shtetërore e Partisë së Punës raporton për persona të lënduar, por nuk tregon shifrat e vërteta të vdekjeve dhe personave të shpallur të humbur.