Ulje e lehtë e rasteve me Covid-19 në Itali, 16 viktima të tjera

150241082 92adf262 3537 4f53 aa14 9bf39acd1b25 600x338

Italia regjistroi 1695 persona të tjerë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, shifër kjo pak më e ulët nga 1733 që ishin ditën e premte.

Ditën e fundit u raportuan 16 viktima të tjera, bilanc ditor ky që nuk raportohej prej disa javësh. Duke shtuar dhe këto shifra bilanci total i viktimave në Itali nga pandemia shkon në 35.534.

Sipas Emergjencave Civile në 24 orët e fundit u kryen 107 mijë tamponë dhe kjo konsiderohet dhe një prej arsyeve se përse numri i të infektuarve vijon të rritet.

Në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë raportohen dhe 583 të shëruar duke e çuar numrin total të pacientëve që e kanë kaluar virusin në mbi 209 mijë.