Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vaksinimi kundër Covid-19, OBSH: Personave më të rrezikuar t’iu jepet prioritet

Nga A2 CNN
5 Shtator 2020, 16:16 | Bota
Vaksinimi kundër Covid-19, OBSH: Personave më të rrezikuar

Personave më të rrezikuar duhet t’iu jepet prioritet në qasjen e vaksinës kundër Covid-19. Thirrja vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Drejtori i Përgjithshëm, Tedros Adhanom Gebrejesus tha se nuk do të japë miratimin për përdorimin e ndonjë vaksina pa u provuar që ajo është e sigurt. 

“Kur të kemi një vaksinë efikase duhet ta përdorim atë në mënyrën e duhur. Me kohën, teksa rritet prodhimtaria, ne kërkojmë që të gjithë njerëzit kudo të kenë qasje tek vaksinat, por fillimisht, kur furnizimi të jetë i limituar, prioritet duhet t’i jepet vaksinimit të punonjësve të domosdoshëm dhe atyre më të rrezikuar, përfshirë personat e moshuar dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese”, tha Gebrejesus.

Pavarësisht thirrjes, OBSH njoftoi se nuk pret që një vaksinë e sigurt dhe efikase të shpërndahet përpara mesit të vitit të ardhshëm.

“Është një skenar shumë optimist pasi kemi një fushë të gjerë kandidatësh. Presim rezultate nga disa kandidatë që janë aktualisht në fazën e tretë të testimeve”, shpjegoi Soumya Swaminathan, shefe shkencore e OBSH.

Ndërkohë, revista e njohur mjekësore “Lancet” publikoi së fundmi një studim mbi vaksinën ruse të emërtuar “Sputnik” duke konfirmuar se nxit një lloj kundërpërgjigje të sistemit imunitar kundër koronavirusit të ri.

Sipas verifikimeve të medias, të gjithë të vaksinuarit krijuan antitrupa dhe nuk shfaqën efekte anësore serioze. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë