Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, në gjendje të rëndë motoçiklisti

aksident motociklete 1100x620

Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutash në superstradën Lezhë – Shkodër. 

Një automjet i drejtuar nga shtetasi I.M,  banues në Shëngjin, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin P. D.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Balldrenit, dhe sipas informacioneve drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe është transportuar me urgjencë për në spitalin e Lezhës.