Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

"Arapët e Polenës", karnavalet që mbijetojnë në kohë

Nga A2 CNN
6 Shtator 2020, 20:42 | Kulturë

“Arapët e Polenës” janë karnavalet që nuk kanë ende një datë të fillesës së tyre. Gjatë komunizmit ky rit ishte i ndaluar, ndërsa pas vitit 1991 vetë banorët e kësaj zone në Korçë, filluan ta rikthenin këtë traditë.

Është dashur pikërisht studiuesja Jonida Sela, e cila ka hulumtuar këtë rit. Sipas saj, veçantia është se banorët e ruajnë këtë traditë dhe përpiqen ta trashëgojnë atë.

Arapët e Polenës

“Kur erdha për ekspeditë, pashë që Polena ruan ende rite të jashtëzakonshme, që janë tashmë zhdukur,  i trashëgon brez pas brezi dhe vazhdon t’i praktikojë çdo vit. Si studiuese e riteve, kjo është e jashtëzakonshme”, thotë ajo.  

Ndërkohë, Gjergji Minga, drejtues i organizimit të këtyre karnavaleve tregon se ky art nuk ka mbetur vetëm provincial, por ka marrë pjesë në shumë kompeticione europiane.

Jonida Sela

 “Grupi i karnavaleve të Polenës ka marrë pjesë edhe në evente ndërkombëtare si në Kaliningrad të Rusisë, Luksemburg dhe Budva”, saktëson Minga.  

Gjergji Minga

Përpos banorëve, në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe studiues të tjerë shqiptarë, të cilët gjithashtu kanë evidentuar veçantinë e këtyre karnavaleve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani