Bilanci në Kosovë, 7 viktima, bien rastet

covid kosova 1100x620

Situata pandemike në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, me 457 testime të kryera nga laboratori i  Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK në Prishtinë, paraqet 92 raste pozitive, në ulje nga dita e djeshme.

Ndërkohë, 7 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 563 bilancin total. Të shëruarit gjatë ditës së fundit janë 115.

Prishtina mbetet vatra kryesore me 39 raste, më pas Prizreni dhe Gjakova.