F1, Renault do të ndryshojë emër dhe ngjyra vitin e ardhshëm

renault 600x338

Renault Formula 1 do të bëhet Alpine F1 Team duke nisur nga viti 2021.

Skuadra franceze, së bashku me emrin, do të ndryshojë edhe ngjyrat, duke vendosur të bardhën, të kuqen dhe blunë e flamurit francez në njëvendëshen e vitit të ardhshëm.

Kështu, kthimi i Fernando Alonsos në F1 nuk do të jetë për Renault, por për Alpine.

Alpine ka qenë një prodhues francez makinash sportive i blerë nga Renault në vitin 1973. Kjo markë ndaloi prodhimin e makinave në vitin 1995, por në vitet e fundit po riaktivizohet. Kurrë më parë nuk ka marrë pjesë në një Botëror të Formulës 1, por prezenca e Alpine në automobilizëm lidhet me 24 Orët e Lë Manshit.