Garë e çmendur në Monza, fitorja e parë e 25-vjeçarit, Hamilton mbrapa, Ferrari jashtë

Alfatauri 1100x620

Çmimi e madh i Monzës në Itali nuk zhgënjen edhe njëherë. Pas një gare plot surpriza francezi i AlphaTauri, Pierre Gasly ka fituar garën e tij të parë, i ndjekur nga Carlos Sainz me Mc Laren dhe Stroll me Racing Point.    

Kampioni botës Lewis Hamilton përfundon i shtati pas një penaliteti gjatë garës, nga i cili nuk mund të kapi më ritmin e të parëve. Është hera e parë nga viti 1996 që një francez nuk fitonte një garë të tillë.

Pierre Gasly pas fitores

Ende totalisht zhgënjyese performanca e Ferrarit, që sot konkurronte në shtëpi. Vettel dhe Leclerc braktisën garën para kohe, pas disa defekte dhe një aksident të francezit Leclerc.