Hajdari dhe Nisma Thurje, drejtim kolegjial. Kreun e zgjedhin qytetarët

hajdari 1100x620

Sezoni i ri parlamentar pritet të sjellë me vete edhe krijimin e partive të reja politike. Një prej tyre do të jetë ajo që Rudina Hajdari dhe Nisma Thurje do të themelojnë së bashku, për të dalë në një logo në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Burimet nga ky bashkëpunim i thanë A2 se partia e re nuk do të ketë një kryetar të emëruar. Forma e pazakontë për klasën politike shqiptare nënkupton një drejtim kolegjial deri në zgjedhje.

Po të njëjtat burime thonë se kreu i forcës së re politike do të zgjidhet nga qytetarët përmes listave të hapura dhe kandidati që do të marrë më shumë vota do të marrë edhe drejtimin e partisë.