Milani shkëlqen me të rinjtë

maldini borack 1100x620

Milani ka fituar 4-1 miqësoren e luajtur në San Siro ndaj Monza, ekipit që ka pronar Silvio Berlusconin.

Kuqezinjtë zbritën në fushë me shumë mungesa për shkak të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, por të rinjtë u paraqitën shumë mirë, me në krye Daniel Maldinin, djalin e ish-kapitenit Paolo Maldini.

Ekipi i drejtuar nga Pioli kaloi në avantazh që në minutën e 6, me anë të Calabria. Monza barazoi me Finotto (22’), por ishte Daniel Maldini ai që ktheu avantazhin në minutën e 40.

Në fundin e ndeshjes, Kalulu (88’) dhe Colombo (90’) shënuan dy gola, njëri më i bukur se tjetri.

Zlatan Ibrahimovic luajti 70 minuta në këtë takim, ndërsa debutoi edhe Brahim Diaz.