“Nuk bën si kapiten”, mediat katalanase sulmojnë Messin: Nuk kërkoi falje për humbjen 8-2

messi 1100x620

Leo Messi vendosi të qëndrojë te Barcelona edhe një sezon, por duket se do të ndihet më i vetmuar se kurrë, pasi e kanë braktisur të gjithë, madje edhe mediat sportive katalanase që gjithmonë e kanë mbrojtur dhe e kanë quajtur D10S (Zoti).

Në një editorial të drejtorit të gazetës “El Mundo Deportivo”, Santi Nolla, argjentinasi kritikohet ashpër për rolin e tij si kapiten skuadre dhe i ulet vlera në sukseset sportive të Barcelonës gjatë 20 viteve të fundit.

“Messi ka qenë një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së Barcelonës dhe emri i tij është i shënuar në të gjitha sukseset e 20 viteve të fundit. Por, nuk ka luajtur i vetëm. Barcelona ka pasur futbollistë të jashtëzakonshëm gjatë gjithë këtyre viteve. Kapiteni duhet sidomos pas një humbjeje 8-2. Messi mund të jetë Zoti me topin në këmbë, por duhet të kishte kërkuar falje për atë dështim te tifozët e Barcelonës që u ndjenë të turpëruar. Messi nuk kërkoi falje”, shkruan drejtori i gazetës sportive katalanase.

“Një kapiten duhet të vendosë para gjithçkaje ekipin, shokët dhe klubin”, shton Nolla.

Edhe tifozët e Barçës duket se janë kundër argjentinasit. Në një sondazh në këtë gazetë, mbi 70% e tyre mendonin se qëndrimi i Messit edhe për një sezon nuk i bën mirë Barcelonës.