Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Strazimiri: Faturën e re të 'Aktor' do e paguajnë shqiptarët, 44 milionë euro dëmshpërblim

Nga A2 CNN
6 Shtator 2020, 18:20 | Politikë
Strazimiri: Faturën e re të 'Aktor' do e paguajnë

Partia Demokratike akuzon qeverinë se do të rëndojë xhepat e shqiptarëve me dëmshpërblimet që duhet të paguajë për humbjen në arbitrazh me kompaninë që do ndërtonte rrugën Tiranë-Elbasan.

Nga selia blu, ish-deputeti Gent Strazimiri tha se shkak për këtë padi, u be favorizimi për miqtë e Taulant Ballës.

“Gjykata e Arbitrazhit ka dënuar qeverinë shqiptare pas denoncimit të kompanisë Aktor. Edi Rama tentoi  të largonte kompaninë greke, dhe pasi kjo e fundit u detyrua të merrte nënkontraktorët, u largua pa marrë asnjë pagesë. Arbitrazhi shpalli vendimin në 1 shtator, duke dënuar Shqipërinë me 44 milionë euro, që do të paguajnë një më një çdo qytetarë i Shqipërisë”, deklaroi Strazimiri.  

Por vetë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka reaguar duke paralajmëruar padi për Partinë Demokratike dhe mediat që kanë abuzuar sipas tij me lajmin e ndërtimit te rrugës Tiranë - Elbasan. “Arbitrazhi për rrugën Tiranë-Elbasan përmban kontrata të realizuara nga Saliu, ish-ministri i Transporteve i asaj kohe si dhe shtesa kontratash të kërkuara nga Saliu me gojë. Kështu ishin të gjitha rrugët e lëna e rrugëve. Sa për mua personalisht unë e di rrugën që duhet ndjekur me sojin e tyre. Quhet Rruga e Gjykatës. Të jetë drejtësia atje ku do dalë në shesh përsheshi i radhës”, deklaroi Balla.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani