Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Përballje me të gjitha çështjet e hapura

TAKIMI NE BRUKSEL berrel hoti  1100x620

Vetëm pak ditë pasi ranë dakord të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç takohen sot në Bruksel.

Përfaqësuesi i lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri, Josef Borrell, po zhvillon takime të ndara me liderët e të dyja vendeve. Takimet bilaterale do të pasohen pak më vonë nga një takim i përbashkët. Në një deklaratë më herët, Borrell paralajmëroi se gjatë bisedimeve do të trajtohen dy çështje të cilat ai i quan si “të ndjeshme”, por shumë të rëndësishme; zgjidhja e kërkesave të ndërsjella pronësore e financiare si dhe angazhimet për komunitetet jo shumicë.

Borrell tha se “është e natyrshme që qëndrimet të jenë të ndryshme, por se ata kanë ardhur këtu për të gjetur pika të përbashkëta dhe të punojnë drejt normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve të tyre, duke u përballur më të gjitha çështjet e hapura”.

Sipas një deklaratë të publikuar nga Bashkimi Europian, Hoti dhe Vuçiç janë zotuar të dyfishojnë përpjekjet për dialog, duke i dhënë prioritet të lartë integrimi në BE dhe vazhdimit të punës për normalizim të marrëdhënieve.