Dialogu Kosovë-Serbi, Hoti: Shkoj në Bruksel për njohje reciproke

hoti vucic 1100x620

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, takohet sot në Bruksel me palën serbe dhe para nisjes pohoi se qëllimi kryesor është dialogu për marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk do të ketë marrëveshje të ndërmjetme, parciale apo kreative që nuk e zgjidh problemin përgjithmonë. Do të ketë vetëm marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, që është sistematike dhe ku përfshihen të gjitha çështjet që duhet të adresohen në mes të dy vendeve të pavarura duke u bazuar në konventat, standardet dhe praktikën ndërkombëtare të rregullimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve të pavarura”, shkruan Hoti në “Facebook”, duke shtuar se kjo do të bëhet bazuar në zotimet e dhënë në samitin e Parisit më 10 korrik, si dhe mbështetjen e marrë nga Presidenti Macron dhe Kancelarja Merkel.

Sipas Hotit, marrëveshja arrihet vetëm atëherë kur përmbyllet me njohje reciproke.